Flash

PD: RENEA zbuloi parcelën e drogës, oficeri i policisë u shpëtua nga kushëriri

Lapsi.al 4 August 2021
PD: RENEA zbuloi parcelën e drogës, oficeri i policisë u

Partia Demokratike shprehet se ka mision ndarjen e politikës nga krimi. Në një deklaratë për mediat PD shprehet se sot ka mbërritur një denoncim mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës duke theksuar se nga ky operacion është zbuluar një parcel e madhe me kanabis si dhe është ndarluar oficeri i Policisë Gjyqësore Kastriot Bicukaj.

Sipas PD, kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK po oficeri është lënë i lirë falë mbrojtjes politike.

“Ndarja e politikës nga krimi dhe lufta ndaj trafikut të drogës, që cënon rendin dhe sigurinë, është mision i Partisë Demokratike. Në këtë përballje nuk jemi vetëm, por kemi mbështetjen e qytetarëve dhe policëve të ndershëm, që ndihen të braktisur nga regjimi që bashkëpunon me krimin. I tillë është denoncimi që na ka ardhur sot mbi ndërhyrjen e forcave RENEA në zonën e Pukës. Operacioni ka zbuluar një parcelë të madhe të mbjellur me kanabis, në kuadër të po këtij operacioni është ndaluar oficeri i policisë gjyqësore Kastriot Bicukaj. Kjo çështje duhet t’i kalonte menjëherë SPAK, por oficeri është lënë i lirë duke e kaluar çështjen pranë Prokurorisë së Pukës, falë mbrojtjes politike që ai gëzon prej kushëririt të tij Fran Tuci, kryetar i bashkisë së Fushë-Arrëzit.

Ky operacion, i cili nuk është bërë ende publik nga Policia e Shtetit, dëshmon edhe njëherë se kanabisi është ende një çështje në duart e atyre që e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës dhe se askush nuk ndalohet nëse pas rrënjëve të bimës narkotike shfaqen persona të lidhur me partinë-shtet.

Vendi ynë renditet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si i pari në Europë për prodhimin e kanabisit, pikërisht prej vullnetit politik që e kthen kanabisin në një ndërrmarrje të përbashkët midis krimit dhe partisë në pushtet, ndërsa policinë e shndërron në mbrojtëse të parcelave, apo siç dëshmon hetimi i Antimafies Italiane, duke i përdorur forcat e rendit si punëtorë krahu për ngarkimin e gomoneve me drogë.

Prej vitesh Partia Demokratike ka denoncuar me fakte modelin e bashkëpunimit me krimin të ndërtuar nga Edi Rama. Koha na ka dhënë gjithmonë të drejtë, prandaj nuk duhet pritur që detyrën e institucioneve shqiptare ta kryejnë partnerët ndërkombëtarë, por është detyra e SPAK të marrë në dorë këtë hetim të penguar nga partia në pushtet. Çrrënjosja e krimit dhe korrupsionit kërkon një drejtësi reaguese, të gatshme t’u kthej besimin qytetarëve dhe policëve të ndershëm që pengohen në kryerjen e detyrës së tyre”, shkruan PD.

Të këshilluara

Digjet një makinë te Bypassi Vlorës

Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në By Pass-in e Vlorës. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike, duke bërë që automjeti me targa AA958OM ...

18:52

Merr flakë apartamenti në Tiranë

Flakët mësohet se kanë përfshirë një apartament këtë pasdite në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lori Ligoni në zonën e njohur si Astir. Raportohet se nga f...

18:42

Digjet një shtëpi në Vlorë

Një banesë në fshatin Dukat Mal ka marrë flakë si pasojë e shkëndisë elektrike. Halim Koshena 70 vjeç jetonte së bashku me bashkëshorten në këtë banesë. Sipas t...

17:22

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI