Flash

Kalimi në kufi, Greqia lehtëson masat kufizuese për shqiptarët

Lapsi.al 28 July 2021
Kalimi në kufi, Greqia lehtëson masat kufizuese për

Pala grek njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë. Sot, grekët njoftojnë se të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test). Në çdo rast, testet anticovid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare. Njoftimi u bë i ditur pas konfuzionit të shkaktuar ditët e fundit në pikat kufitare greke me Shqipërinë. Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anticovid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

Të këshilluara

Tërmeti "shkund" Shqipërinë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në një pjesë të vendit. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytet, teksa epiqendra dyshohet në Adriatik, ...

22:16

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI