Flash

Zjarret/ Prefekti i Tiranës kërkesë bashkive dhe strukturave: Merrni masat për ditët në vijim, do të kemi situatë me rrezik të lartë

Lapsi.al 27 July 2021
Zjarret/ Prefekti i Tiranës kërkesë bashkive dhe strukturave:

Prefektura e Tiranës u ka kërkuar bashkive të qarkut, policisë vendore dhe strukturave të mbrojtjes civile të marrin masa në përballimin e situatës së zjarreve në ditët në vijim.

Në një letër zyrtare, prefekti i Tiranës Mersin Murataj u ka kërkuar që të merren të gjitha masat e domosdoshme për të përballuar rreziqet e mundshme dhe të ulen maksimalisht dëmet në rast rënies së zjarreve.

Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bëjnë djegie të pakontrollueshme pasi përbëjnë rrezik për zjarre masive dhe se në raste të tilla do të përballen me ligjin njësoj si zjarrvënesit me dashje.

Të këshilluara

Tërmeti "shkund" Shqipërinë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në një pjesë të vendit. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytet, teksa epiqendra dyshohet në Adriatik, ...

22:16

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI