Flash

Meta: Dënoj me forcë dhunën arbitrare ndaj gazetarit të News24

Lapsi.al 27 July 2021
Meta: Dënoj me forcë dhunën arbitrare ndaj gazetarit të

Presidenti Ilir Meta e cilëson një incident të rëndë atë që ndodhi sot me gazetarin e News24 Ergys Gjençaj, i cili u shtri në tokë me duart pas dhe u cilësua bashkëpunëtor nga policët në aksion pasi filmoi një operacion antidrogë.

Lexo më tej: Basha: Dhunimi i gazetarit, akt i turpshëm 

Meta deklaron se ky rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik.

Ky rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, deklaron Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI