Flash

Pazaret e drogës, vritet me thikë i riu shqiptar në Itali (Emri)

Lapsi.al 24 July 2021
Pazaret e drogës, vritet me thikë i riu shqiptar në Itali (Emri)

Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një spital të Romës, një ditë pasi u qëllua me thikë pas shpine nga dy bashkatdhetarë të tij. Mediet fqinje raportojnë se ka humbur jetën nga plagët e rënda i riu Atjon Lopci, i cili nuk ka mundur të mbijetojë, pasi i është nënshtruar një operacioni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shkak i vrasjes dyshohet se janë bërë pazaret e prishura të drogës. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ostiense të Romës, ku 26-vjeçari u godit disa herë pas thike nga dy persona. Autorët janë identifikuar gjithashtu nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.

Autorët e goditën pas shpine Lopcin. Ky i fundit u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, ndërron jetë gruaja

Nuk ndalen aksidentet tragjike. Një tjetër aksident i rëndë me vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në Hamallaj të Durrësit. Policia njofton se viktimë ...

10:29

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI