Flash

Makina frenon për të ruajtur kecin në mes të rrugës, një tjetër i bie nga pas. Aksidentohet familja me pesë anëtarë në autostradën Lushnje-Fier (VIDEO)

Lapsi.al 24 July 2021
Makina frenon për të ruajtur kecin në mes të rrugës,

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnjë-Fier, teksa shkak duket se është bërë futja e një kafshe në korsi. Mesohet se një familje me 5 anëtarë që udhëtonin me një mjet tip “Toyota Corola” ka shpëtuar mrekullisht, teksa makina e tyre është shkatërruar plotësisht.

Ata kanë deklaruar se një mjet tip “Ford” ka frenuar para tyre duke ardhur nga korsia e shpejtësisë, çka ka sjellë dhe përplasjen e dy mjeteve, por fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit tip “Ford” ka deklaruar se i kishte dalë përpara një kec dhe për të ruajtur kecin ka frenuar, duke rrezikuar një tragjedi tjetër rrugore.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa për shkak të tij është krijuar trafik në autostradë, deri në 2 km radhë e makinave.  / BW

https://www.youtube.com/watch?v=NpCUGdp0b5U&t=13s

Të këshilluara

Aksident në Durrës, ndërron jetë gruaja

Nuk ndalen aksidentet tragjike. Një tjetër aksident i rëndë me vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në Hamallaj të Durrësit. Policia njofton se viktimë ...

10:29

Aksident në hyrje të autostradës së Laçit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës në Laç.Mesohet se dy makina të topit Fiat dhe Benz A Class janë përplasur me njëra-tjetrën. Pë...

10:01

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI