Flash

Po transportonin 35 emigrantë për në Kukës, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Lapsi.al 24 July 2021
Po transportonin 35 emigrantë për në Kukës, arrestohen dy

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi janë kapur duke transportuar 35 emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt Kukësit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “CRAFTER 2”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. T., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe V. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke tentuar të transportojnë me mjetet e tyre përkatëse, kundrejt shpërblimit monetar, 35 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim policor shtetasi A. Q., 29 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim

Të këshilluara

Aksident në Durrës, ndërron jetë gruaja

Nuk ndalen aksidentet tragjike. Një tjetër aksident i rëndë me vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në Hamallaj të Durrësit. Policia njofton se viktimë ...

10:29

Aksident në hyrje të autostradës së Laçit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të autostradës në Laç.Mesohet se dy makina të topit Fiat dhe Benz A Class janë përplasur me njëra-tjetrën. Pë...

10:01

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI