Flash

EMA jep 'ok', vaksina Moderna mund të përdoret për grupmoshën mbi 12-vjeç

Lapsi.al 23 July 2021
EMA jep 'ok', vaksina Moderna mund të përdoret për

Agjencia e Europiane e Barnave (EMA) jep dritën jeshile për aplikimin e vaksinës Moderna për fëmijë të moshës mbi 12-vjeç deri në 17-vjeç. Sipas EMA mënyra e administrimit do të jetë e njëjtë si për grupmoshën 18 vjeç të miratuar më herët.

Ky vendim për aplikim e Modernas tek fëmijët 12-17 vjeç erdhi pas një sondazhi të kryer tek 3, 732 fëmijë të kësaj grupmoshe. Studimi tregoi se vaksina prodhon përgjigje imune tek fëmijët 12-17 vjeç të ngjashëm me atë që shkakton tek të rinjtë 18-25 vjeç. Gjithashtu nga 2,163 fëmijë që morën vaksinën nuk u infektuan me koronavirus.

Pas rezultateve autoritetet arritën në përfundimin se efektiviteti i Spikevax (vaksina Moderna) të grupmoshës 12-17 vjeç është i ngjashëm me atë të rriturve.

Vaksina do të bëhet në dy doza me 4 javë larg nga njëra-tjetra. Sa i përket efekteve anësore më të zakonshmet tek të rriturit raportohen dhimbje në vendin e injeksionit, lodhje, dhimbje koke, të përziera, si edhe ethe. Efekte të cilat zakonisht janë të lehta dhe përmirësohen disa ditë pas vaksinimit.

Të këshilluara

Humb çifti francez në Parkun e Llogarasë

Një çift francez kanë humbur në zonën e pyllëzuar në fshatin turistik të Llogarasë. Ata kanë lëshuar sinjalin SOS ditën e sotme. Menjëherë policia është vënë...

21:03

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI