Flash

Vaksina të mbron nga Delta/ Mjekët: Me dy doza vaksine, mbrojtja shkon në 80%

Lapsi.al 22 July 2021
Vaksina të mbron nga Delta/ Mjekët: Me dy doza vaksine, mbrojtja shkon

Shqetësimi më i madh tani i ekspertëve të shëndetit publik është mutacioni Indian Delta i SarsCov2.

Specialistët e pranojnë se në vendin tonë qarkullojnë mutacione, por nuk specifikojnë nëse është Delta, apo lloj tjetër.

Iris Hasibra: Ne kemi marrë disa sinjale në kampionet positive të analizuara në laboratorin tonë në ISHP, dhe tani presim një konfirmim nga laboratorët e referencës, në lidhje me këto raste.

Delta ka një transmetueshmëri 50% të lartë sesa mutacioni britanik I SarsCov-2, dhe kjo bën të mundur përhapjen më të madhe në popullatë, por jo detyrimisht ashpërsinë e sëmundejs nëse ne do të kemi vaksinim masiv të popullatës.

Një njeri i prekur nga Delta shfaq këto simptoma, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fyti, këputje, mund të shfaqen edhe simptoma diareike.

Grupmoshat e prekura deri më tani janë grupmoshat aktive, njerëzit që shkojnë në punë, përdorin transportin publik, grumbullohen, studentët. Janë pikërisht këto grupe që bëjnë edhe transmetueshmërinë më të madhe në popullatë.

Vaksinimi është arma e vetme në luftën me këtë virus. Edhe studimet e bëra deri tani, Kanë parë një efikasitet të vaksinimit me dy doza. Vaksinimi me të dyja dozat krijon një mbrojtje mbi 70-80% ndaj këtij virusi. Nuk kemi fatalitet, pra humbje të jetës. /tch

 

Të këshilluara

Humb çifti francez në Parkun e Llogarasë

Një çift francez kanë humbur në zonën e pyllëzuar në fshatin turistik të Llogarasë. Ata kanë lëshuar sinjalin SOS ditën e sotme. Menjëherë policia është vënë...

21:03

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI