Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Së paku 35 njerëz të vrarë nga një sulm i IS-it në Bagdad

Lapsi.al 20 July 2021
Së paku 35 njerëz të vrarë nga një sulm i IS-it në

Numri i viktimave të një sulmi me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, arriti në 35, thanë zyrtarët spitalorë. Sulmi ndodhi të hënën pasdite në një treg të lagjes Sadër Siti. Qytetarët po bënin pazare për Festën e Kurban Bajramit, e cila shënohet sot.

Mbi 60 njerëz u plagosën, tha policia. Përgjegjësinë për sulmin e ka grupi militant Shteti Islamik (IS), tha agjencia e lajmeve e grupit Nasheer. Burimet spitalore paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

“Me një krim të tmerrshëm që shënjestroi civilët në Sadër Siti, në prag të Bajramit... ne nuk do të pushojmë derisa terrorizmi të çrrënjoset”, shkroi në Twitter presidenti i Irakut, Barham Salih.

Qeveria e Irakut ka shpallur fitore në luftën e saj kundër Shtetit Islamik në fund të vitit 2017. Por, qeliza të fjetura të grupit vazhdojnë të kryejnë sulme të kohëpaskohshme në Irak./ REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI