Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali për vrasje, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

Lapsi.al 20 July 2021
Në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali për

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Igli Malçi alias Arban Malçi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Assizës/ Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI