Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, 42 -vjeçari arrestohet në Tiranë

Lapsi.al 20 July 2021
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, 42

Një 42 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është kapur këtë të martë në Tiranë.

Policia bën me dije se si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Igli Malçi alias Arban Malçi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Assizës/ Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit Igli Malçi alias Arban Malçi, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Assizës/ Itali e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj për veprën penale “Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI