Flash

Kurti publikon deklaratën e paqes me Serbinë: Vuçiç e refuzoi pa e lexuar

Lapsi.al 19 July 2021
Kurti publikon deklaratën e paqes me Serbinë: Vuçiç e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje të tjera nga takimi që ka pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai ka publikuar deklaratën e paqes e përbërë nga 6 pika që ka bërë në takim e Brukselit i ndërmjetësuar nga Borrell. I pari i qeverisë së Kosovës thotë se në takim i ka dhënë Vuçiçit 3 libra, por ai nuk i ka pranuar.

“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori 3 librat që ia dhashë: Rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, - ka shkruar Kurti.

Ai ka shprehur keqardhje që Serbia nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”.

“Serbia si shtet ka ardhur në mesin e popullsisë shqiptare me gjenocid dhe ka ikur me gjenocid. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngushtë” - tha Kurti.

Për fund Kurti thotë se Kosova është për dialog konstruktiv dhe për dallim nga Serbia “Kosova ynë nuk ka dilema sa i përket integrimeve euro-atlantike” . ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Me sytë katër

PAPARAZZI