Flash

FOTOT/ Kujdes në Bypass-in e Vlorës, mungojnë barrierat mbrojtëse dhe ndriçimi

Lapsi.al 17 July 2021
FOTOT/ Kujdes në Bypass-in e Vlorës, mungojnë barrierat

kryeministri Rama inaguroi Bypassin e Vlorës të premten dhe një ditë më pas, SYRI TV ka bërë një vëzhgim përgjatë gjithë gjatësisë së tij.

Nga ky vëzhgim konstatohet se ka ende vend për tu punuar ku mungon një pjesë e sinjalistikave, barrierat mbrojtëse si dhe disa segmente të rrugës vijnë duke u ngushtuar,e mund të kthehen në burim aksidenti.

Përgjatë rrugës së baypassit niveli i rrugës mbetet problem madhor për shkak të ulje ngritjeve të shumta,si pasojë e disnivelit.

Barrierat anësore në mbi 70% të aksit rrugor mungojnë, madje dhe sinjalistikat, të cilat mund të kthehen në shkaktarë të aksidenteve të ndryshme.

Në disa segmente rruga është ngushtuar e nuk lejon kalimin e më tepër se 1 automjeti.

Ndër të tjera mungon dhe ndriçimi një faktor kyç,i cili përgjatë natës do të shërbejë negativisht dhe në dëm të drejtuesve të mjeteve.

 

Duket se kryeministri Rama ka nxituar për të bërë përurimin e baypassit, duke neglizhuar mungesat e kësaj rruge të cilat mund të kenë pasoja negative.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI