Flash

Helmimi masiv në Deçan, arrestohet një zyrtar

Lapsi.al 17 July 2021
Helmimi masiv në Deçan, arrestohet një zyrtar

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë të Pyjeve në Deçan, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Arrestimi i tij dyshohet se lidhet me rastin e helmimit të rreth 1 mijë e 500 qytetarëve në fshatrat e kësaj komune. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Po është ndaluar një zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e pylltarit në laurën ‘Gryka e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të parë se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (ISHPK) njoftoi se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Të këshilluara

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Kuvendin Kombëtar. Për më shumë se 4 orë, mbi 5000 delegatë të Kuvendit Kombëtar do të votojnë për anëtarët e rin...

10:07

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI