Vazhdimisht kur flitet për PD-në, ka dyshime se hija e Sali Berishës ndihet ende në selinë blu dhe në shumë raste ai eklipson lidershipin e Lulzim Bashës. Një moment interesant ishte sot gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Kur Sali Berisha mbërriti në sallë, thuajse e gjithë vëmendja e demokratëve ishte ndaj tij duke "harruar" Lulzim Bashën, i cili para disa javësh mori një mandat të tretë për drejtimin e PD-së. Deri diku e kuptueshme pasi Berisha është lideri historik i demokratëve, ndonëse shpesh Bashën e akuzojnë se tashmë pas 8 vitesh në krye të PD-së do duhej ta kishte 'vrarë babain' e tij politik. Shihni videon më poshtë.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/emULMHyjEXh8k5XjLfMx_17_6eaf52042cc87b41b13e0090e8fe841e_video_360p_converted.mp4"][/video]