Flash

Arrestohet përgjegjësi për kamerat e sigurisë te burimi i ujit në Deçan

Lapsi.al 17 July 2021
Arrestohet përgjegjësi për kamerat e sigurisë te burimi i

Një zyrtar përgjegjës për kamerat e sigurisë te Gryka e Deçanit është arrestuar ditën e djeshme, pasi u vërtetua që kamerat ishin jo funksionale prej dy muajsh në këtë zonë.

Mbi 1500 persona në Deçan shfaqën simptoma të helmimit që nga data 10 korrik. Sipas testimeve të fundit të bëra nga Instituti i Shëndetit Publik doli që një pjesë e ujit të pijes nga ujësjellësi “Hidrodrini” është i kontaminuar me baktere.

Arrestimi i zyrtarit u konfirmua dhe nga Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë. “I njëjti dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare përderisa ka qenë përgjegjës i laurës në Grykën e Deçanit”, tha Nikçi. Kujtojmë se Prokuroria e Pejës është duke vazhduar hetimet lidhur me shkaktarin e helmimeve në Deçan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI