Flash

Kush është këngëtari italian që refuzoi të dalë me Monica Bellucci

Lapsi.al 14 July 2021
Kush është këngëtari italian që refuzoi të

Një intervistë e Eros Ramazzotti në “Corriere della Sera” u kthye në sensacion brenda pak orësh. Këngëtari pranoi se ka refuzuar interesin që Monica Bellucci kishte treguar për të si mashkull.

Gjatë intervistës, këngëtarit italian iu kërkua të bënte një rivlerësim të karrierës së tij dhe jetës private. Në një pikë, kur u pyet për pengjet që ka: “Jeni penduar për diçka? Një jo private?

“Për Monica Belluccin. Ishte një kohë kur edhe ajo edhe unë ishim të lirë. Ka mbetur thjesht një kujtim i bukur” – tha këngëtari.

Intervista bëri aq bujë, saqë Ramazzotti u detyrua të bënte një sqarim përmes Instagramit. Ai postoi një video nga shou “Stasera pago io”, ku Monica dhe ai ishin të ftuar .

“Keqardhja që nuk iu vardisa aq shumë gruas më të bukur në botë”, shkruan ai dhe pastaj ai shton në një story: “Jo gjithçka që lexoni është e vërtetë”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vorë, punëtori bie nga lartësia

Një 55-vjeçar me iniciale D.Q. ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi në Marikaj të Vorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 t...

19:24

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI