Flash

Rama e zhvesh Metën nga çdo kompetencë/ I dorëzon vetë flamurin, ekipit olimpik

Lapsi.al 14 July 2021
Rama e zhvesh Metën nga çdo kompetencë/ I dorëzon

Shqipëria ka përcjellë me një ceremoni të vëçantë ekipin që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike “Tokyo 2020”. Por ndryshe nga herët e kaluara, ceremoninë nuk e ka organizuar Presidenti i Republikës, por kryeministri i vendit.

Gjithmonë në rast të lojërave olimpike, dimërore apo verore, rinore apo për persona me aftësi të veçanta ka qenë presidenti që ka dorëzuar flamurin. Edi Rama bëhet i pari që e thyen këtë traditë.

Nuk dihen ende detaje se si protokolli i shtetit që rakordon ceremonitë e ka shmangur kreun e shtetit nga kjo e drejtë. Ndoshta, një rol të rëndësishëm në këtë truk ka pasur edhe kreu i ri i KOKSH, Fidel Ylli që është ende deputet i PS-së.

Më poshtë janë foto nga ceremoni të zhvilluara në të kaluarën nga Presidentët Ilir Meta, Bujar Nishani dhe Bamir Topi duke dorëzuar flamurin kombëtar te ekipi olimpik në vite të ndryshme. Madje edhe në Kosovë këtë ceremoni e ka organizuar presidentja Vjosa Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vorë, punëtori bie nga lartësia

Një 55-vjeçar me iniciale D.Q. ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi në Marikaj të Vorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 t...

19:24

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI