Flash

Presidenti brazilian dërgohet në spital/ Nuk i pushonte lemza prej 10 ditësh

Lapsi.al 14 July 2021
Presidenti brazilian dërgohet në spital/ Nuk i pushonte lemza prej 10

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është dërguar në spital pasi pësoi një krizë të lemzës së vazhdueshme. Zyra e tij njoftoi se ajo nuk i pushonte prej 10 ditësh. Presidenti do të qëndrojë në vëzhgim nga 24 deri në 48 orë, por jo domosdoshmërisht në spital. Një deklaratë të stafit të tij thuhej se ai "ndihej mirë dhe po bënte mirë".

Gjithmonë ka pasur shqetësime në lidhje me shëndetin e liderit të ekstremit të djathtë që kur ai u godit me thikë në zorrë teksa bënte fushatë në 2018. Bolsonaro u plagos rëndë nga ai sulm dhe humbi 40% të gjakut të tij. Ai ka kryer disa operacione që nga goditja me thikë.

Ekspertët mjekësorë thonë se lemza mund të ketë lidhje me acarimin e ezofagut pas operacionit në bark. Sipas medieve ai gjithashtu ka vuajtur nga dhimbjet e barkut. Mendohet se lemza mund t’i ketë filluar pas një operacioni dentar të cilit iu nënshtrua në fillim të këtij muaji. ©LAPSI.al

Jair Bolsonaro leads Brazil's presidential race from hospital bed | Brazil | The Guardian

Jair Bolsonaro admitted to hospital after abdominal pain and hiccups - CNN

Të këshilluara

Vorë, punëtori bie nga lartësia

Një 55-vjeçar me iniciale D.Q. ka rënë nga lartësia teksa ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi në Marikaj të Vorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55 t...

19:24

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI