Flash

Arrestimi nga SPAK/ Fatos Tushe kërkon lirinë në Apel

Lapsi.al 13 July 2021
Arrestimi nga SPAK/ Fatos Tushe kërkon lirinë në Apel

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre ka apeluar vendimin e Shkallës së parë Anti-Korrupsion, e cila e la në burg Tushen, duke pranuar kërsën e SPAK që e akuzon atë për shpërdorim detyre.

Nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi për të nuk ka prova që e implikojnë në abuzimin me tenderin për 240 milion lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Gjithashtu, me kërkesë për masë më të bute sigurie, Apelit i janë drejtuar edhe 10 vartësit e Tushes, të cilët u vunë në pranga rreth një javë më parë, pasi SPAK ka ngritur ndaj tyre tre akuza, atë të "Falsifikimit të dokumenteve", shpërdorimit të detyrës" dhe "abuzimit me tendera publike".

Fatos Tushe u arrestua të martën për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Orët e para të ditës së sotme do të jenë të kthjellëta. Mesdita pritet të bëjë të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor të vendit, por mundësia pë...

10:02

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI