Flash

Gara në FSHF/ Duka flet me ironi për Shakohoxhën: Kam përballë një komentator

Lapsi.al 12 July 2021
Gara në FSHF/ Duka flet me ironi për Shakohoxhën: Kam

Kreu i FSHF-së Armand Duka ka folur për herë të parë për zgjedhjet e vitit 2022 për drejtimin e federatës duke komentuar edhe sfidantin e parë në garë. Ai u shpreh se nuk e ka vendosur ende nëse do kandidojë për një mandat të pestë në këtë post, ndërsa u përgjigj edhe për kandidimin e Dritan Shakohoxhës.

“Është shpejt. Kemi edhe një vit. Do vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Do vazhdoj të punoj si ditën e parë. Unë inkurajoj çdo njeri që mendon se mund të japë një kontribut publik që ta bëjë atë. Sepse në fund të fundit do sakrifikojë nga koha e vet.

Pa dyshim që mund të ketë edhe të tjerë. Të gjithë janë të mirëpritur dhe do japin kontributin e vet. Nuk e di nëse ka apo nuk ka ngjyrime politike. Nuk mund të bëj kështu deklaratash”, u shpreh Duka.

Pyetur në lidhje me figurën e Shakohoxhës, Duka u shpreh se "përballë ka një komentator".

Replikat

Endri Xhafo: Përballë keni një gazetar

Armand Duka: Komentator

Endri Xhafo: Pse jeni ftohur?

Armand Duka: Nuk kam ndonjë gjë private apo personale me askënd. Me dikë bëhet një miqësi më shumë, me dikë më pak. Nuk ka lidhje ftohja dhe ngrohja e marrëdhënieve me drejtimin e federatës.

Të këshilluara

Përleshje në burgun e Kumanovës

Një përleshje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Kumanovës, në Kshanje. Mediat në Maqedoni shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa nga përle...

20:22

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI