Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Ambasadori spanjoll në Beograd: Mosnjohja e Kosovës i shkakton probleme Spanjës

Lapsi.al 12 July 2021
Ambasadori spanjoll në Beograd: Mosnjohja e Kosovës i shkakton

Spanja nuk e njeh Kosovën, por kjo i shkakton probleme të konsiderueshme Madridit zyrtar, tha ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina.

Në një intervistë për Novostin e Serbisë, Molina tha se pozicioni i Spanjës në lidhje me Kosovën është politikë zyrtare shtetërore.

“Mosnjohja e Kosovës bazohet në respektimin e rreptë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të saj, siç është respektimi i integritetit territorial, të cilat janë shkelur”, tha Molina.

I pyetur nëse Spanjës po i ushtrohet presion për ta ndryshuar pozicionin e saj, Molina e mohoi.

“Megjithatë, është e vërtetë që mosnjohja shkakton probleme të konsiderueshme për Spanjën, veçanërisht në kontekstin e organizatave ndërkombëtare”, theksoi ai.

Kur u pyet për të komentuar spekulimet e fundit se Spanja e ka në plan të hapë zyrë ndërlidhëse në Prishtinë, Molina deklaroi se kjo nuk do të supozonte ndryshimin e pozicionit spanjoll.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI