Flash

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

Vajza shqiptare e zhdukur në Greqi, policia orienton hetimet në një pistë tjetër

Lapsi.al 12 July 2021
Vajza shqiptare e zhdukur në Greqi, policia orienton hetimet në

Prej 19 tetorit të vitit të kaluar familja e adoleshentes shqiptare në Greqi Artemis Vassilis vijon të presë në agoni për shenja jete nga vajza e tyre. Ajo u largua nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune dhe që prej atëherë nuk është parë më.

Kërkimet e autoriteteve greke nuk kanë sjellë asnjë rezultat, por rasti i shfrytëzimit për prostitucion të një vajze rumune nga një shqiptar, që u zbulua pak ditë më parë ka risjellë në vëmendje edhe njëherë 19-vjeçaren shqiptare. Gazeta greke “Ta Nea” shkruan sot në një artikull se rasti i vajzës rumune ka marrë përmasa të mëdha duke rihapur dosjet e çështjeve të tjera të ngjashme, siç është ajo e zhdukjes së shqiptares.

“Rasti i rrëmbimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të 17-vjeçares nga Rumania mund të fshehë diçka edhe më serioze, madje edhe një qark të organizuar që detyrojnë të miturit për prostitucion” tha një zyrtar i policisë greke.

Pas arrestimit të shqiptarit për shfrytëzimin e rumunes, “tani po hapen dosjet e vajzave të fëmijëve të zhdukur, madje edhe ajo e Artemisit, gjurmët e së cilës ende nuk dihen që nga tetori i vitit 2020, megjithë hetimet intensive të policisë greke, por edhe familjes së saj” tha më tej zyrtari grek.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI