Flash

Video-SKANDALI/ Kamera kap kanabis në serën ku shkon ministrja, por pamjet fshihen me urgjencë

Lapsi.al 12 July 2021
Video-SKANDALI/ Kamera kap kanabis në serën ku shkon ministrja, por

Disa pamje të postuara në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Bujqësisë së Bujqësisë, por edhe të vetë ministres Milva Ekonomi, për vizitën e kësaj të fundit në QTTB Lushnjë (Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore) ngrenë dyshimet se në serat e këtij institucioni mund të ketë dhe disa bimë të dyshimta.

Në videon më poshtë, në sekondat 36-37, në krah të domateve dukej një rresht me bimë, identike me kanabis sativa.

[video width="480" height="272" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/1.mp4"][/video]

Alert.al që publikoi i pari këtë skandal thotë se ka kërkuar një sqarim nga ministria e Bujqësisë dhe jo vetëm që nuk mori përgjigje, por video e publikuar më herët u hoq, u modifikua dhe pamjet e “kanabisit” u zëvendësuan. (shiko video më poshtë).

Sipas të njëjtave burime që citon edhe agronomë, njohës të fushës, bimët janë të ngjashme me kanabisin ose të kërpit industrial.

Duhet të ishte ministria e Bujqësisë që duhet të sqaronte gjithçka dhe mbi të gjitha përse e modifikoi videon e parë? ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përleshje në burgun e Kumanovës

Një përleshje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Kumanovës, në Kshanje. Mediat në Maqedoni shkruajnë se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa nga përle...

20:22

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI