Flash

Dështon operacioni blic i policisë në burgun e Vlorës

Lapsi.al 11 July 2021
Dështon operacioni blic i policisë në burgun e Vlorës

Një operacion blic është zhvilluar mesditën e sotme në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Rreth 100 efektivë nga Tirana kanë zbarkuar në këtë institucion me urdhër nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Tiranë.

Edhe pse u nis me shumë bujë, mësohet se nuk është gjetur ndonjë gjë e jashtëligjshme. Burimet thanë se në sendet e sekuestruara janë disa televizorë pa vulën e institucionit dhe tenxhere të vjetra.

Në procesverbal është nënvizuar që drejtuesit e institucionit të paraburgimit të Vlorës të kryejnë riverifikimin e vulave të sigurisë për të gjitha elektro-shtëpiaket që ndodhen në burg. Synimi i kontrollit ishte gjetja e celularëve, alkoolit apo lëndëve narkotike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet i pajetë në motel një person

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një motel në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Prugovc. Viktima është i moshës 65 vjeçare,...

14:58

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI