Flash

Kultivuan drogë në Kukës, pranga kryeplakut të fshatit, djalit dhe vëllait të tij

Lapsi.al 11 July 2021
Kultivuan drogë në Kukës, pranga kryeplakut të fshatit,

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Kepi” pas hekurave përfundoi kryeplaku i fshatit Gurë- Kalis, djali dhe vëllai i tij, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë që është proceduar në gjendje të lirë inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit, M. M., 50 vjeç, kryeplak i fshatit Gurë-Kalis, E. M, 24 vjeç, dhe U. M., 38 vjeç ( person me precedent penal), banues në Gurë-Kalis, Kukës.

Në vendin e quajtur “Kepi i kishës”, këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies dhe disa fidanë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë inspektori i Pyjeve, shtetasi I. P., për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë në motel një person

Një person është gjetur pa shenja jete sot në një motel në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Prugovc. Viktima është i moshës 65 vjeçare,...

14:58

Aksident në Gramsh, minibusi bie në përrua

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Gramsh-Kërpiç. Mesohet se një minibus i linjës Gramsh-Kërpaç ka dalë nga rruga, duke rënë në n...

14:54

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI