Flash

Shpërndante heroinë në lokalet e Bllokut dhe Porcelanit, në pranga 24-vjeçarja në Tiranë

Lapsi.al 9 July 2021
Shpërndante heroinë në lokalet e Bllokut dhe Porcelanit, në

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Tiranë ka finalizuar operacioni policor të koduar “Kimistja 2” dhe ka arrestuar një 24-vjecare që shiste drogë. E arrestuara është identifikuar si Dea Zejno, 24 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas bluve, Zejno shiste drogë sintetike të llojeve të ndryshme në qytetin e Tiranës, kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut.

E reja tregtonte lëndën narkotike kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr). Gjatë kontrollit fizik 24-vjeçares iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë të dyshuar heroinë, ekstazi, metadon dhe një aparat celular, dhe një lloj droge në formë të lëngët, të cilën e shpërndante me shiringë, që zakonisht përdoret nga moshat e reja duke e tretur në pije.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI