Flash

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

VIDEO/ Avioni rus hyn në kufirin lituanez, ndërpritet konferenca e kryeministrit të Spanjës

Lapsi.al 8 July 2021
VIDEO/ Avioni rus hyn në kufirin lituanez, ndërpritet konferenca e

Një konferencë për shtyp e presidentit të Lituanisë dhe kryeministrit të Spanjës në një bazë ajrore të NATO-s në Lituani u ndërpre papritur të enjten pasi një avion rus i është afruar hapësirës ajrore lituaneze pa njoftuar.

Qeveria spanjolle tha se një aeroplan i paidentifikuar nxiti gjendjen e gatishmërisë dhe ndërpreu konferencën për pak kohë. El Pais raportoi se aeroplani ishte rus, por deklarata e qeverisë nuk specifikoi diçka të tillë.

Një zyrtar i NATO-s i tha Associated Press se avionët e Spanjës u ngritën “për të identifikuar dy avionë që fluturonin në zonën e Detit Baltik”. Ato ishin dy avionë luftarakë rusë Su-24 që shkonin në verilindje, tha zyrtari.

Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se dy bombarduesit Su-24 fluturuan të enjten me një mision të rregullt stërvitor mbi ujërat neutrale të Baltikut.

“Fluturimi u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare të përdorimit të hapësirës ajrore dhe pa shkelje të kufijve të ndonjë vendi,” tha ministria në një deklaratë.

Sánchez u tha gazetarëve kur rifilloi konferenca për shtyp: “Ne kemi parë një rast real të asaj që ndodh zakonisht dhe që justifikon praninë e trupave spanjolle me shtatë avionë luftarakë në Lituani.”

Të tre vendet baltike – Estonia, Letonia dhe Lituania – u bashkuan me NATO në 2004 dhe nuk kanë aeroplanë luftarakë të tyre. NATO ka përgjegjësinë të monitorojë hapësirën e tyre ajrore nga baza në Lituani dhe Estoni.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/07/uCMn87nwFPQOS6QKvNlj_08_6f3c11b8b0ea0fde6f94b456c5a2fbd2_video_720p_converted.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI