Flash

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

Tre "B..." e socialistëve të Lushnjës/ Kush është deputeti që fsheh SPAK?

Lapsi.al 8 July 2021
Tre "B..." e socialistëve të Lushnjës/ Kush

Dosja e SPAK për aferën e korrupsionit në Bashkinë e Lushnjës ka ngjallur kureshtje mbi identitetin e deputetit të shënuar si “B” në dosje. Bëhet fjalë për përgjime në disa momente kyçe të hetimit, kur të arrestuarit kërkonin mbylljen e aferës në Komisionin e Prokurimit Publik.

Lapsi.al ka marrë në konsideratë deputetët socialist të Lushnjës, që mund të jenë të përfshirë në këtë aferë dhe që mund të korrespondojnë me deputetin që SPAK e ka fshehur pas vetëm një shkronje, B…

Deri më tani, Partia Socialiste nuk ka bërë asnjë sqarim se kush është deputeti që ka kontaktuar me biznesmenin Ibrahim Lami për të mbyllur çështjen në Komisionin e Prokurimit Publik.

Dyshimet janë se deputeti i kontaktuar nga biznesmeni Ibrahim Lami të jetë Erjon Braçe. Ish kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe zv.kryeministër, Erjon Braçe është një promovues konstant i punimeve për kanalet vaditëse të Lushnjës, përfshirë edhe atë për të cilin u futën në burg kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 6 persona të tjerë. Braçe nuk e ka mohuar të jetë ai personi që u telefonua nga Lami për aferën e kanalit vaditës.

Një tjetër mundësi është që biznesmeni Lami të ketë kontaktuar me të ndjerin Bashkim Fino, ish deputet për një kohë të gjatë në Lushnjë, i kandiduar nga Partia Socialiste. Fino ka pasur një bashkëpunim të gjatë me Fatos Tushen, duke e promovuar si kryetar Bashkie.

Deputeti tjetër i Lusnjës, që mund të jetë në dosje është ai i Bujar Çelës. Me një peshë të vogël politike në Tiranë, vështirë se emri i tij mund të ketë qenë zgjidhja për personat e përfshirë në korrupsion. Megjithatë as Bujar Çela nuk është distancuar deri tani nga kryebashkiaku Tushe dhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë që në 4 mandate drejtohej nga PS.

Të këshilluara

Zjarr në Pyllin e Sodës në Vlorë

Pylli i Sodës në Vlorë është përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Për pasojë flakët kanë djegur disa shkurre dhe pemë të thara. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses k...

17:50

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI