Pylli i Sodës në Vlorë është përfshirë nga zjarri këtë pasdite. Për pasojë flakët kanë djegur disa shkurre dhe pemë të thara. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses ka bërë që zjarri të lokalizohet dhe të parandalohet përhapja më tej e tij duke shmangur jo vetëm djegien e pyllit por edhe të lokaleve dhe restoranteve përreth.