Flash

8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 9 July 2021
8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë

Regjistrohen 8 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1 mijë e 353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,422.

Raste aktive mbeten 149. Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të këshilluara

Policia arreston 7 persona, jep detaje

Arrestohen në flagrancë 7 persona nga Policia e Tiranës, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të...

13:10

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI