Flash

Gjermania ndryshon rregullat/ Përfitojnë shqiptarët që duan të punojnë atje

Lapsi.al 30 June 2021
Gjermania ndryshon rregullat/ Përfitojnë shqiptarët që duan

Janë të shumtë shqiptarët që vitet e fundit janë larguar drejt Gjermanisë për të punuar. Ambasada gjermane në Tiranë shkruan se shqiptarët janë ende të privilegjuar.

Në një postim në Facebook selia diplomatike rikujton rregullat e punësimit që janë në fuqi deri në fund të vitit 2023, ku thekson se qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës, teksa përpunimi i kërkesave për vizë ka nisur në 20 qershor pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

“Risi në lidhje me punësimin sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor: Regjistrimi në listën e pritjes për të lënë një takim. Duke filluar nga 01.01.2021 ka hyrë ne fuqi Rregullorja e re e punësimit për Ballkanin Perëndimor. Deri në datën 31.12.2023 qytetarët shqiptarë do të kenë një qasje të privilegjuar drejt tregut gjerman të punës. Përpunimi i kërkesave për vizë bëhet përsëri i mundur duke filluar nga 20.06.2021, pas heqjes së kufizimeve të udhëtimeve nga covid-19.

Takimet për aplikim për vize sipas këtij rregulli do te jepen veçmas çdo muaj. Në fillim të çdo muaji (duke filluar në korrik) do të hapet lista me takimet e mundshme për muajin pasardhës. Data e hapjes së listës do të ndryshojë nga njëri muaj në tjetrin.

Nëse keni interes ndiqni udhëzimet në faqen tone zyrtare ? www.tirana.diplo.de. Informacionet e detajuara do ti gjeni aty. Personat që kanë bërë një kërkesë për vizë pune para dates 17.03.2020 do të njoftohen për vazhdimin e procedurave me email. Jeni te lutur që deri sa të merret një vendim të mos pyesni në lidhje me statusin e aplikimit” - mbyllet postimi.

Të këshilluara

Rama fut në qeveri vajzën e Bashkim Finos

Vajza e ish-kryeministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino do të jetë zëvendës ministre e Jashtme. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të M...

20:14

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI