Flash

Rrëfimi i dëshmitarëve/ 2 persona vranë shqiptarin në Strasburg

Lapsi.al 30 June 2021
Rrëfimi i dëshmitarëve/ 2 persona vranë shqiptarin në

Një shqiptar u qëllua për vdekje mëngjesin e kësaj të mërkure në kryqëzimin e rrugëve Frères Eberts dhe Livio në Strasburg të Francës. Viktima është një 60-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

"Dy persona në të 30-at janë aktualisht në kërkim. Njëri duhet të ketë qenë qitësi ndërsa tjetri shofer sepse të dy ishin në një automjet. Ne po shohim për ta zbardhur çështjen brenda komunitetit shqiptar”, - tha një burim policie për mediat vendase.

"Parkova në orën 9.15 të mëngjesit dhe pashë në anën tjetër të rrugës një burrë të shtrirë në tokë dhe 3 mjekë që po përpiqeshin ta ringjallnin atë", - thotë Youssef, një 27-vjeçar i cili thotë se është dëshmitar i skenë.

"Dëgjuam të shtëna armësh. Gjithçka ndodhi shumë shpejt" – tha një dëshmitar tjetër.

Viktima u qëllua me një plumb në kokë dhe një tjetër në gjoks.

"Pasi dëgjova një zhurmë të madhe - mendova se kishte rënë një paletë - një person me një pallto të bardhë erdhi të na shihte për të na thënë: “Mos dilni se kishte një vrasje", - dëshmon një tjetër punëtor kompania e të cilit ndodhet në afërsi të vendit ku ndodhi vrasja.

"Policia më thirri për të më kërkuar të shfrytëzoja imazhet e kamerave të sigurisë të vendosura në parkingun tim. Për fat të keq, nuk mund të shihni asgjë në pamje” - tha një tjetër.

"Kjo është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur në lagje," – tha pronari i një dyqani i cili u detyrua të mbyllej gjatë operacionit të policisë. "A jam i shokuar? Fatkeqësisht, nuk ka shumë që më trondit më”, - tha ai. ©LAPSI.al

Un homme a été abattu par arme à feu, ce mercredi matin, au croisement de la rue des Frères Eberts et de la rue Livio, dans le quartier de la Plaine-des-Bouchers, à Strasbourg.

Të këshilluara

Rama fut në qeveri vajzën e Bashkim Finos

Vajza e ish-kryeministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino do të jetë zëvendës ministre e Jashtme. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të M...

20:14

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI