Flash

Gjesti i kamarierit shkodran/ Mbledh 2 milionë lekë për familjen e Musaen Zenelit

Lapsi.al 30 June 2021
Gjesti i kamarierit shkodran/ Mbledh 2 milionë lekë për familjen

Ky është Rehyl Toska, kamarieri që ndërmori nismën për të ndihmuar familjen e Musaen Zenelit, i cili këtë të mërkurë, i dorëzoi nënës së të ndjerit, kontributet e mbledhura nga kamerierët, biznesmenët dhe qytetarët e Shkodrës.

Mësohet se Toska i ka dorëzuar 60 zarfe me një shumë që i kalon 2 milionë lekë. Ajo çfarë duhet nënvizuar me të madhe nga ky akt është nderimi për viktimën e pafajshme të masakrës së Velipojës.

“Unë bëra atë çfarë ne na ka takuar të bënim. Atë kontribut sa kemi bërë. Por, unë dua të bëj një falenderim të veçantë për të gjithë kolegët, ish-kolegët, bizneset që na janë afruar, qytetarët dhe shumë shqiptarë të tjerë që më kanë kërkuar llogarinë e familjes. Kjo është e gjitha. Ne s’mund të themi gjë mbrapa, por kemi menduar të lehtësojmë pak dhembjen e familjes. Falenderoj të gjithë mediat që na mbështetën dhe faleminiderit të gjithëve”, - tha Rehyl Toska.

Ngjarja e rëndë me katër viktima ndodhi pak pas mesnatës në Velipojë. Pas përplasjes me armë mes familjes Ferracaku dhe familjes Gocaj; mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, si dhe kamarieri Musaen Zeneli 20 vjeç

Të këshilluara

Rama fut në qeveri vajzën e Bashkim Finos

Vajza e ish-kryeministrit dhe ish-deputetit të ndjerë Bashkim Fino do të jetë zëvendës ministre e Jashtme. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të M...

20:14

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI