Flash

Operacioni/ Eva Dumani dhe shqiptarët e tjerë të kampit Al-Hol do kthehen së shpejti

Lapsi.al 26 February 2021
Operacioni/ Eva Dumani dhe shqiptarët e tjerë të kampit Al-Hol do

Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme ndodhen në Liban me misionin e nxjerrjes së shqiptarëve nga kampi i ferrit në AL Hol të Sirisë. Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb deklaroi se procesi i riatdhesimit të shqiptarëve që ndodhen në kapin e Sirisë pritet të përfundojë shumë shpejt.

Në një lidhje direkte për ABC, Ghorayeb u pyet edhe për fatin e Eva Dumanit, e cila nuk pranoi të kthehej disa muaj më parë bashkë me të vëllain Endrin. Konsulli u shpreh se situata e Evës vijon të jetë e vështirë, megjithatë ai tha se kanë kanale të fshehta komunikimi në kamp dhe shpreson që ta nxjerrin që aty.

“Kur gjetëm, Endri Dumanin po kërkonim edhe për atë dhe po përpiqemi ta rigjejmë. Është e vështirë sepse pjesa më e madhe e grave janë të mbuluara në fytyrë. I vetmi mjet identifikimi janë sytë. Kemi kanalet tona të komunikimit të fshehta në kamp. Kemi edhe bashkëpunëtorë nga ana siriane. Shpresojmë ta gjejmë. Shpresoj të ndryshojnë mendim dhe ta lejojnë të kthehet në Shqipëri.

Janë shumë vende në botë që po kërkojnë të kthejnë shtetasit e tyre. Jam shumë krenar për Shqipërinë. Kemi shumë mbështetje për t’i gjetur. Ne po kërkojmë pa pushim. Mund t’ju them se procesi mund të përfundojë shumë shumë shpejt dhe ata do të jenë në Shqipëri”, - tha konsulli.

Të këshilluara

Bie zjarr mes burgut 313 dhe SPAK-ut

Një zjarr ka rënë pranë ambienteve të shërbimit të provës në Tiranë, në afërsi të burgut 313 dhe SPAK-ut, në zonën e ish-stacionit të Trenit. Nga dritaret e ...

16:47

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI