Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Presidenti i PE-së: Nëse detyrat janë kryer, edhe BE të mbajë premtimin për negociatat

Lapsi.al 17 October 2019
Presidenti i PE-së: Nëse detyrat janë kryer, edhe BE të

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, duke folur pas takimit me krerët e BE-së ka apeluar që Bashkimi Europian të mbajë fjalën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat.

"Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu kërkua të bënin sakrificva me reformat. Nëse detyrat u kryen atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimin" tha Sassoli.

Presidenti i Parlamentit Europian tha se ka disa qëndrime për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë fjalët së tij, Sassoli foli edhe për Brexit, duke u shprehur se Parlamenti Evropian është në gjendje të ratifikojë marrëveshjen e rishikuar para afatit të 31 tetorit.

"Ne jemi të gatshëm të bëjmë detyrën tonë, pra  të shqyrtojmë tekstin dhe të miratojmë procedurën e nevojshme në mënyrë që të respektohen afatet," u tha ai gazetarëve.

Marrëveshja gjithashtu duhet të ratifikohet nga parlamenti britanik.

Të këshilluara

Babalja drejt ekstradimit në Shqipëri

I pandehuri i katërt në procesin e njohur si “Babalja”, i cili është edhe njeriu kyç, Albert Veliu, është në prag të ekstradimit nga Belgjika në Shqipëri. Mi...

12:45

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI