Flash

Shkatërrohet në Itali banda me shqiptarë e udhëhequr nga kapoja serb

Lapsi.al 30 September 2019
Shkatërrohet në Itali banda me shqiptarë e udhëhequr nga

Karabinierët në Riva del Garda kanë shkatërruar sot në mëngjes një bandë shqiptarësh, të drejtuar nga një serb, duke prangosur shtatë persona, ndërsa dy të tjerë janë në arrest shtëpie. Të gjithë hetuarit akuzohen për krime kundër pronës, me grabitje e vjedhje kryesisht në Brescia, por edhe në Trento, Milano, Bergamo e Modena.

Objektiv i privilegjuar i bandës ishin dyqanet ku kishte slot machine dhe bankomatë, të cilat i çonin në vende të sigurta për t’i thyer, ndërkohë që në një rast, në qershor, u grabit një sipërmarrëse italiane, në Bresso të Milanos.

Nëntë të hetuarve iu janë provuar 20 vjedhje, nga të cilat 13 në dyqane publikë, 7 makina, të gjitha në muajt e fundit.

Paratë e marra nga slot machine dhe bankomatët llogariten në rreth 100 mijë euro.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI