Flash

137 kg kokainë në Durrës/ Si e zbuluan trafikantët rrengun, Policia e zëvendësoi drogën me...

Lapsi.al 30 September 2019
137 kg kokainë në Durrës/ Si e zbuluan trafikantët rrengun,

Rruga që kanë ndjekur kontenierët me 137 kg  kokainë nga Ekuadori deri në Portin e Pireut, është kontrolluar vazhdimisht nga porositësit e drogës, pasi brenda pakove ishte vendosur pajisje GPS mjaft e sofistikuar, që në nisje.

Më tej, rruga deri në Portin e Durrësit e deri sa ra në gjurmët e dy prej pritësve që u arrestuan, është vëzhguar edhe nga Policia, por njëkohësisht edhe nga trafikantët. Në momentin që oficerët e Policisë kanë vendosur që të bëjnë zëvendësimin e pakove të kokainës me oriz dhe gips, kanë parë që brenda tyre kishte edhe GPS.

Megjithatë nuk e kanë  hequr transmetuesin, pasi gjithçka do të kuptohej nga personat që fshiheshin pas kësaj ngarkese. Por, përveç trensmetuesit të tyre, efektivët e Policisë kanë vendosur edhe  vetë GPS, për të qenë në të njëjtën linjë. Burime nga grupi hetimor thanë se pakot e izoluara edhe me pjesë gome, ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferikë që transportonin banane.

 Gjatë ndërhyrjes në Portin e Pireut, në Greqi, ku  kishin shkuar edhe oficerë shqiptarë kundër Krimit të Organizuar, është vendosur që të vihej në zbatim metoda  speciale e dorëzimit të kontrolluar.

Në këtë formë, është  vendosur që kontenierët të lejoheshin të mbërrinin në destinacion dhe përveç GPS-së së trafikantëve, janë shtuar  edhe GPS-të e Policisë. Më parë, grupi i oficerëve, në përbërje të të cilit kishte shqiptarë dhe grekë, bënë peshimin e drogës që rezultoi të ishte 137 kg.

DORËZIMI I KONTROLLUAR

Pasi kontenierët u nisën me anije nga Porti i Pireut në  drejtim të Portit të Durrësit, nisi edhe operacioni për dorëz- imin e kontrolluar të ngarkesës me drogë. Nga hetimet e  kryera, vëzhgimi në terren, por dhe verifikimi i kamerave të sigurisë, rezulton se në Portin e Durrësit ka hyrë fillimisht një automjet me targa franceze. Pasi kjo makinë futet në Port, shfaqet në pamjet e kamerave edhe Gentian Malindi, i  cili përdor një kartë për të hyrë në terminal, duke kryer çekinin.

Më pas, Malindi i afrohet makinës dhe qëndron aty  për pak kohë. Nga ana tjetër, i arrestuari Ardian Bega, punonjës i sigurisë së Portit, sipas grupit hetimor ka  shpërqendruar një nga rojet që ishte në shërbim, duke i ofruar pije alkoolike. Peshkatari, Altin Myslihaka, i punësuar  nga i kërkuari Gentian Malindi, ka lëvizur në drejtim të kon- tenierit, ku është filmuar duke futur disa pako me drogë në  një çantë.

I arrestuari Ardian Bega ka treguar se në mo- mentin që kanë hipur në makinën e blerë në Roskovec në  muajin gusht, Gentian Malindi i ka kërkuar punëtorit të tij, shtetasit Altin Myslihaka, që ta prekte njërën nga pakot nëse shtypej apo jo.

Më pas, i ka kërkuar që ta çajë dhe në këtë  moment ka parë që në pako nuk kishte kokainë, por oriz. Sapo ka kuptuar rrengun, Gentian Malindi u ka kërkuar dy personave të tjerë që të mos flisnin, duke u thënë: “Na kanë vendosur çip.”. Pikërisht në këtë moment, pakot janë hedhur në rrugë, afër Shkëmbit të Kavajës, para një hoteli.  HETIMET  Gjatë hetimeve të deritanishme rezulton se dy shtetasit e arrestuar dhe personi i shpallur në kërkim ishin pritësit e kësaj lënde narkotike në Durrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, tha se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë në Portin e Durrësit, duke shfrytëzuar faktin që kishin akses në hyrjen dhe daljen në Port, bënë të mundur nxjerrjen e një sasie të lëndës narkotike nga kontenieri. Më pas, bënë dërgimin e saj në  një zonë të sigurt që ata mendonin, por që është sekuestruar nga Policia gjatë operacionit.

Të gjitha veprimet e kryera  nga shtetasit e mësipërm ishin të mbikëqyrura nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilët bënë të mundur sekuestrimin  e të gjithë lëndës narkotike, arrestimin e dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, për veprat penale “Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike, e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”./panorama

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI