Flash

Ish-deputetja e Kosovës: Më është ofruar videoincizimi i vrasjes së Ivanoviçit

Lapsi.al 28 September 2019
Ish-deputetja e Kosovës: Më është ofruar videoincizimi i

Vrasja e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç, në veri të Mitovicës mbetet ende e pazbardhur.

Por lidhur me këtë ngjarje ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, si dhe kryetarja aktuale e ‘Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova e Metohia’, Rada Trajkoviç ka thënë se i është ofruar kopja e videoincizimi ku ishte regjistruar vrasja Ivanoviç.

Për mediat serbe Trajkoviç është shprehur se para se të shkonte në Mitrovicë ka përjetuar presione nga grupe të ndryshme mafioze se do ta vrisnin.

“Para se të shkoja në Mitrovicën e Kosovës, unë kam përjetuar një presion të jashtëzakonshëm. Më thanë se atje të më presin grupe të ndryshme mafioze dhe do të më vrisnin. Ata erdhën edhe në selinë e koalicionit tonë ‘Liria’. Disa njerëz, do nga qarqe jo transparente, më ofruan kopjen e një videoincizimi të vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Më thanë që njëra kopje i është dhënë dikujt nga autoritetet shtetërore dhe tjetra më është ofruar mua. Unë thashë që as nuk e marr dhe as nuk jap para, dhe se provat, nëse i kanë, duhet t’i ofrohen prokurorit Syla në Prishtinë”, tha Trajkoviç, shkruan Telegrafi.

Trajkoviç gjithashtu tha se kurrë nuk do të heqë dorë nga zbulimi i kryesit të vrasjes së Ivanoviçit dhe se nuk do të përdorë fushatën zgjedhore për promovimin e saj, por për t’u treguar qytetarëve se cila është politika e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ndaj Kosovës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI