Flash

Shkodër, arrestohet i riu që dhunoi dhe kanosi me armë gruan

Lapsi.al 28 September 2019
Shkodër, arrestohet i riu që dhunoi dhe kanosi me armë gruan

Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi kishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri bashkëshorten e tij.

Policia njofton se i arrestuari është shtetasi Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam, në Shkodër.

Në momentin kur në shtëpi kanë shkuar shërbimet e policisë i riu ka lënë armën e zjarrit në shtëpi dhe është alrguar drejt pyllit.

“Shtetas po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë”- informon policia.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov pa leje.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale "Kanosje", "Dhunë në familje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" - informon policia.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI