Flash

Shoferi i G-classit të blinduar me targa ruse që u aksidentua mbrëmë tregon çfarë ndodhi

Lapsi.al 12 September 2019
Shoferi i G-classit të blinduar me targa ruse që u aksidentua

Detaje të reja dalin nga ngjarja e së mërkurës mbrëma ku një makinë “G Class” e blinduar me targa ruse u përmbys pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës në Laprakë.

Rreth 1 orë pas aksidentit në një spital privat është paraqitur një 34-vjeçar i aksidentuar. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore i aksidentuari, i cili u identifikua si Eldin Dergjini është marre ne pyetje nga policia.

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”.

Makina e blinduar me targë ruse H001CH 199 është sjellë në Drejtorinë e Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm por nuk janë gjetur sende të paligjshme në të. I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit dje nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

34-vjeçari është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për narkotik.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI