Flash

Bylykbashi: Edhe me Ramën po të futemi në zgjedhje, PD i fiton

Lapsi.al 11 September 2019
Bylykbashi: Edhe me Ramën po të futemi në zgjedhje, PD i fiton

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ndryshe nga kryetari Lulzim Basha, mendon se PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën Kryeministër. Deklaratat Bylykbashi i bëri gjatë një interviste për Abc News.

I pyetur  lidhur me qëndrimin këmbëngulës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, Bylykbashi u shpreh se sido që të mbahen zgjedhjet PD del fituese. Me Edi Ramën kryeministër apo pa Edi Ramën kryeministër ishte pyetja këmbëngulëse e intervistueses, të cilës Bylykbashi iu përgjigj:

“Për mua PD fiton edhe me Edi Ramën kryeministër. Zgjedhjet janë detyrim për partitë politike. Jua përsëris, PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër dhe i fiton zgjedhjet. Ky është opinioni im personal, është gjykimi im”, tha Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI