Flash

Plagosi me armë 48-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici i riu nga Korça

Lapsi.al 11 September 2019
Plagosi me armë 48-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici

Ndalohet autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të 48-vjeçarit në Korçë. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë 28-vjeçari me inicialet J.H., i cili plagosi me armë Ilir Hoxhën.

Pas kontrolleve të shumta të ushtruara nga ana e Policisë Korçë, si edhe falë bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u bë e mundur që gjatë mbrëmjes së djeshme i riu të vetëdorëzohet në ambientet e Komisariatit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital në Tiranë, ndërsa plumbi i ka prekur mushkërinë.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI