Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Investimet e huaja nisin rënien, tkurren 13% në tremujorin e dytë

Lapsi.al 11 September 2019
Investimet e huaja nisin rënien, tkurren 13% në tremujorin e dytë

Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në tremujorin e dytë të këtij viti, pas nivelit të lartë që shënuan në janar-mars. Sipas statistikave të bilancit të pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në 3-mujorin e dytë ishin 248 milionë euro, me një rënie prej 13.2% në raport me tremujorin e parë.

Për 6-mujorin e parë, investimet ishin 536 milionë euro, me një rritje prej 9% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tendencë i dedikohet nivelit të ulët të tremujorit të dytë 2018, ku investimet zbritën në 211 milionë euro.

Banka e Shqipërisë raporton se rreth 60% e investimeve janë në sektorin e energjisë.

Investimet e huaja kanë qenë të larta katër vitet e fundit, si rrjedhojë e punimeve për dy projekte të mëdha, gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll.

TAP

Rreth 1,5 miliardë Euro është investimi për ndërtimin e seksionit tokësor të tubacionit në Shqipëri, përfshirë këtu koston e tubave, kompresorëve dhe pajisjeve dhe makinerive të tjera të nevojshme për ndërtimin e tubacionit. Përqendrimi më i madh i punimeve ishte në periudhën 2017-2018.

Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, ka pohuar për ‘Monitor’ se për sa i përket ecurisë së punimeve në Shqipëri, thuajse i gjithë tubacioni është futur nën tokë. Rreth 95% e punimeve për pjesën tokësore në Shqipëri kanë përfunduar, përfshirë tubacionin në vetvete, stacionet e valvulave të bllokimit, stacionin matës dhe atë të kompresorëve, rikthimin në gjendje fillestare, daljen nga toka, etj. Këtu përfshihet edhe pjesa e punimeve për seksionin detar në ujërat shqiptare.

E vetmja pjesë ku ende punohet në pjesën tokësore të TAP-it, është në Malin e Ostrovicës. Kjo është edhe pjesa më e vështirë e tubacionit, duke qenë se është edhe pika më e lartë e tij, më shumë se 2.100 metra mbi nivelin e detit. Për të kaluar nga pika më e lartë drejt detit… Seksioni i parë i detit në Shqipëri u bashkua me sukses me segmentin tokësor në mars të vitit 2019. Gjatë verës ndërpremë punimet për pjesën detare për të shmangur shqetësimin e turistëve gjatë sezonit turistik. Punimet do të rinisin në vjeshtë për të lidhur pjesën tokësore shqiptare dhe atë italiane, dhe për të kthyer tokën në gjendje fillestare, pohon Nuri.

Devolli

Investimi tjetër i madh, ai i hidrocentraleve që po ndërtohen mbi lumin Devoll nga kompania Statkraft. Edhe ky investim është drejt fundit. HEC-i i Banjës tashmë është funksional dhe prodhon energji, ndërsa HEC-i i Moglicës ka përfunduar dhe është në fazë testimi. Burime zyrtare nga Statkraft thanë se në vitin 2018, investimet ishin rreth 86 milionë euro dhe në 2019-n, ato priten në rreth 73 milionë euro, ndërsa përfundon dhe HEC-i i dytë. Investimi total i Devollit është 590 milionë euro, sipas burimeve zyrtare.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI