Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Shtatori vjen me surpriza. Si do jetë moti në vijim

Lapsi.al 11 September 2019
Shtatori vjen me surpriza. Si do jetë moti në vijim

Meteorologia Lajda Porja ka folur për kushtet atmosferike, të cilat do të jenë prezente përgjatë pasdites së sotme si dhe për ditët e ardhshme.

Ajo pohoi se orët në vijim zonat qendrore do të jenë të rrezikuara prej rrebesheve të shiut, ndërsa nga nesër, temperaturat do të shënojnë rritje duke bërë që muaji shtator të ketë mot të qëndrueshëm dhe që do shoqërohet me klimë të thatë.

 Çfarë ditësh na presin? 

Parashikohet që orët vijuese të mbeten të rrezikuara nga rrebeshet e shiut, duke prekur dhe një pjesë të mirë të zonave qendrore. Nga nesër do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që reshjet të mbeten vetën në zonat malore. Në dy dhjetëditëshat e tjerë të shtatorit parashikohet një klimë e thatë, e kthjellët. Që nga nesër do të kemi rritje të temperaturave. Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm në të gjitha ditët e shtatorit. Deri më 25-26 nuk do të kemi reshje të dendura shiu. Mot i qëndrueshëm do të jetë në gjithë zonën bregdetare, duke bërë që plazhi të vijojë. Në fundjavë temperaturat mund të arrijnë deri në 34 gradë C. Franca dhe Italia do të shënojnë temperaturat mjaft të larta, mbi normalen. Edhe Shqipëria do të jetë e ndjeshme, ku temperatura më e lartë do shkojë deri më 35 gradë C. Megjithatë, lagështia do të mbetet, pasi rrebeshet do të prekin një pjesë të zonave malore. Do ketë zagushi, që do bëjë që ne të ndjejmë edhe më shumë të nxehtin, sidomos kryeqyteti”, tha Porja për News 24.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI