Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Prokurori italian jep alarmin: Mafia shqiptare po fuqizohet, ka bashkëpunim me klanin 'Ndrangheta'

Lapsi.al 9 September 2019
Prokurori italian jep alarmin: Mafia shqiptare po fuqizohet, ka bashkëpunim

Prokurori i Antimafies në Itali Nicola Gratteri në një intervistë për median italiane “La Sampa” ka dhënë sërish alarmin për përshpejtim të veprimtarisë kriminale të mafies shqiptare në territorin italian. Jo vetëm kaq, por Gratteri tha se mafia shqiptare ka shtuar bashkëpunimin me mafian kalabreze “La Ndrangheta”.

“Ndragheta po vepron gjithnjë e më shumë në veprimtarinë e trafikut të drogës. Ata e kanë kaq të lehtë të gjejnë klientë. Klientët në tërësi janë më shumë të rinjtë konsumues të lëndëve narkotike. Të interesuar për drogë janë më shumë studentët, por konsumohet drogë edhe në festa. Droga që ata përhapin më shumë është kokaina. Madje, Ndragheta e ka kthyer kokainën në monopol”, tha Gratteri.

Prokurori italian foli më gjatë rreth mafies shqiptare dhe veçantisë së saj. “Mafia shqiptare po njeh rritje të pandalshme. Organizatat mafioze të shqiptarëve po dëgjohen përditë dhe nuk ka vetëm në Itali. Shqiptarët kanë ngritur rrjete të trafikut të drogës dhe në vende që dikur për ta nuk imagjinoheshin si në Holandë dhe shtete të Amerikës Latine. Sipas prokurorit, shqiptarët shpesh shërbejnë si ndërmjetës për drogën nga Amerika Latine për në Itali.

Në intervistë, kryeprokurori i Catanzaro foli edhe për risinë tjetër në tregun e drogës: “Heroina është një risi e madhe në skenarin ndërkombëtar të trafikut të drogës. Meksikanët po injektojnë sasi masive të heroinës në SH.B.A. Po përmbytin tregun. 90% e heroinës së konsumuar në Amerikë vjen nga Meksika. Rruga e Afganistanit tani ka një treg sidomos në Evropë. Karteli Sinaloa po investon një kapital të madh në kultivimin e lulekuqeve. Nga ana tjetër ka një ulje të fondeve të akorduara nga SH.B.A. në luftën kundër prodhimit të kokainës në Kolumbi, Bolivi dhe Peru ”.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI