Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

“Para se të më qëllonin mbaja foshnjen 7 muajsh”, ish-mësuesi në Vlorë hedh dritë mbi atentatin

Lapsi.al 9 September 2019
“Para se të më qëllonin mbaja foshnjen 7 muajsh”,

10 ditë më parë, ish-mësuesi i Fiskulturës Eljus Thartori që u plagos teksa qëndronte në Ballkonin e banesës së tij në Vlorë ndodhet për kurim në Turqi. Ish-mësuesi i Fiskulturës në shkollën 9 vjecare “Teli Ndini” i dënuar më parë për vrasje me 10 vite burg, u denoncua se luante ne klase bixhoz me nxenesit dhe i nxiste ata kunder drejtoreshes se shkolles Magdalena Imeri.

Nëpërmjet një rrëfimi eskluziv dhënë gazetarit Enrik Mehmeti të News 24 ai hedh dritë mbi ngjarjen, vendet ku ka udhëtuar, të shkuarën e tij dhe dyshimet që ka se kush e do atë të vdekur.

“Policia e di shumë mirë me cfarë jam qëlluar unë. Jam qëlluar nga rruga në distancë, se me armë se me snajper këtë e zbulon policia, nuk jam qëlluar me tritol, po luftoj me jetën kam përfunduar në Turqi. Pse nuk i gjeti autorët policia, sepse ajo i mbron ata, jam qëlluar me snajper në sy të foshnjes, me foshnjen në krahë, 30 sekonda para se të qëllohesha e lëshova.” shprehet ai ndërsa kujton mbrëmjen e atentatit.

“Po kam qenë jashtë shtetit, nuk kam asnjë kërkim, kam qënë 7 muaj herën e fundit në Angli 7 muaj kam punuar në lavazho, nuk të vret njeri përse nuk e lave mirë makinën. Isha kthyer kisha 20 ditë pastaj shkova në haxh dhe u ktheva prej 20 ditesh dhe shkoja në plazh cdo ditë mund të më vrisnin me gurë jo me snajper sikur të isha Toto Rino” vijon me tej Thartori.

Thartori thotë se dyshimet për ngjarjen i k ate drejtoresha e shkollës ku ai punonte.

“Dyshimet e mia ja le në dorë policisë, dyshimet e mia jane tek Magdalena Ymeri dhe Ilir Ymeri dhe ma ka thënë do hakmerrem ndaj teje. E bëri, dononcim te rremë në polici, tha do më vrasi fëmijët dhe cështja u pushua, ata mund të kenë paguar mendoj dhe dyshoj, policia le ta zbardh përse nuk i ka marr në pyetje?” 

“Magdalena Ymerit nuk i prishi terezinë, më akuzoi se luaja bixhoz me nxënësit, pyesni cfarë kam bërë për atë shkollë, nuk kam cuar një herë rrogën në shtëpi, do bëja xhamat, do lyeja shkollën ose do investoja për fëmijët jetim. Nuk u kam marrë një herë lekë në atë shkollë, une u gjykova dhe pavarësisht faktit u tërhoqa. Po kam qenë në burg për vrasje, nuk kam vrarë as gra as fëmijë, vrarva atë që më ka vrarë nënën. Atij që e ka bërë une i them vetëm kaq i lumtë dora.” 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI