Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Basha përkujton 'Postribën': Shqiptarët do ta fitojnë betejën tinzare me pasardhësit e xhelatëve

Lapsi.al 9 September 2019
Basha përkujton 'Postribën': Shqiptarët do ta

Lulzim Basha kujtoi Kryengritjen e Postribës ndaj regjimit komunist dhe dha disa mesazhe për qeverinë e sotme dhe popullin shqiptar.

"Pasardhësit e xhelatëve po tentojnë ta kthejnë sërish në kulturë zyrtare përkujtimin e masakrave shtetërore dhe po synojnë të nxjerrin nga diskursi publik përkujtimin e qëndresës ndaj diktaturës dhe të heronjve që ranë në përpjekje për liri e dinjitet."

"Shqiptarët do ta fitojnë këtë betejë të pamerituar në nderim të heronjve të Postribës, por edhe për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë, një të ardhme të merituar në gjirin e kombeve demokratike të Perëndimit." - shkruan mes të therash Basha.

Reagimi

Në 73-vjetorin e Kryengritjes madhështore të Postribës, 9 shtatorin e 1946-s, çdo shqiptar patriot përkulet me nderim para qindra burrave, intelektualëve, malësorë e klerikë të të gjitha besimeve, që frymëzuan e u ngritën në të parën kryengritje antikomuniste në Europë. Kryengritja tronditi nga themelet regjimin gjakatar që si vegël e verbër e dhunës staliniste ishte vënë në gjueti të të gjithë patriotëve në të gjithë Shqipërinë, të cilët e donin vendin e tyre, të lirë e të pavarur nga pushtues ashtu si etërit themelues e kishin shpallur me 28 nëntor të 1912-s.

Në raportet e pushtetit antishqiptar, që ruhen sot në arkiva, vërehet tmerri që kishte ngërthyer kupolën e regjimit, e cila shihte fare mirë se Kryengritja e Postribës mund të shndërrohej në fillimin e një lëvizjeje për t’u çliruar nga klika diktatoriale që kishte uzurpuar pushtetin. Regjimi vërente me shqetësim se Kryengritja e Postribës mund të sillte jo vetëm ndërhyrjen e aleatëve tradicionalë të shqiptarëve, por mund të shndërrohej në një shembull për të gjitha vendet e rëna nën thundrën e diktaturës komuniste.

Këtij rreziku ndërkombëtar që paraqiste Kryengritja e Postribës, regjimi ju përgjigj me metodën e vetme që njihte, dhunën masive, vrasjet e pushkatimet pa gjyq. Në raportimet zyrtare të Sigurimit të Shtetit dëshmohet gjuetia e shëmtuar që strukturat e Sigurimit kryen ndaj popullsisë, jo vetëm në Postribë, por edhe në Shkodër, në Malësinë e Madhe, në Pukë e në Mirditë, të kapluara nga paniku se Postriba do të shërbente si një burim frymëzimi.

Kjo gjueti njerëzore, bilanci përfundimtar i të cilës ende nuk dihet, por ku raportimet flasin për mbi 60 të vrarë, dhjetëra të tjerë të vdekur burgjeve e mijëra të dënuar me burgime të gjata e punë të detyruar, i zgjati jetën një diktature që s’kishte më asgjë të përbashkët me idealin antifashist që predikonte, por ishte shndërruar në një makineri vrasëse që e trajtonte popullin si skllav dhe që kishte hedhur në treg interesat kombëtare, për hir të përjetësimit të pushtetit të vet.

Gjuetia njerëzore nuk njihte as kanun e as ligj. Forcat e verbra të Sigurimit, e pushkatuan Ymer Beqirin në vend të të birit, Sadikut, në një akt zëvendësimi të viktimës, që s’njeh kurrfarë kodi zakonor, e morën zvarrë Osman Hysenin e plagosur, nga Hoti i Ri e deri në fshatin Mes, ku e pushkatuan dhe e lanë të pavarrosur.

Aktet makabre u kryen jo vetëm ndaj drejtuesve të Kryengritjes, Osman Haxhisë, Jup Kazazit, Idriz Tahirit e të tjerëve, por edhe ndaj familjeve të tyre e fshatrave të tëra pa dallim. Djegia e fshatrave nxorri zbuluar mizorinë e regjimit si një palë pushtuese që s’kishte asgjë të përbashkët as me idealin çlirimtar, e as me pallavrat për progres shoqëror.

Kryengritja e Postribës u pasua nga Masakra shtetërore e Postribës. Por për zbardhjen e emrave të urdhëruesve të kësaj masakre, shteti shqiptar bëri shumë pak në këto 30 vjet. Në vend të një ndjese të pandërprerë për dhunën në përmasa genocidale të ushtruara ndaj zonave të tëra të vendit, sot e kësaj dite shohim, dëgjojmë e lexojmë justifikime nga pseudo-historianë e politikanë të paskrupullt, se regjimi komunist ishte i detyruar të kundërpërgjigjej ashtu, se në fund të fundit dhuna shtetërore ishte një mbrojtje legjitime, se pushteti u mor me pushkë e natyrisht edhe duhej mbrojtur me armë.

Kjo mendësi dhe mënyrë veprimi në thelb antishqiptare, ka dalë këto vite nga tulatja, dhe në hapësirat publike tashmë nuk përkujtohet Kryengritja, trimëria, por masakrat shtetërore ngrihen në piedestal si “fitore të shtetit shqiptar”, si “faqe e lavdishme e historisë”.

Pasardhësit e xhelatëve po tentojnë ta kthejnë sërish në kulturë zyrtare përkujtimin e masakrave shtetërore dhe po synojnë të nxjerrin nga diskursi publik përkujtimin e qëndresës ndaj diktaturës dhe të heronjve që ranë në përpjekje për liri e dinjitet.

Në 73-vjetorin e Kryengritjes madhështore të Postribës më duhet të pranoj se kjo krenari e xhelatëve fatkeqësisht ka një frymëzim shtetëror. Struktura të shtetit janë angazhuar ethshëm për restaurimin e pushtetit të bijve të nomenklaturës dhe me forcën e propagandës e të strukturave të pushtetit po kërkohet të tulasin ish-të përndjekurit politikë, po tentohet t’i getoizojnë ata në cep, jashtë jetës publike, jashtë angazhimeve civile e jashtë përpjekjeve legjitime për të marrë pjesë në pushtet e në ndërtimin e shtetit.

Ky restaurim kumtëzi e kthen pas Shqipërinë, e ridërgon atë në hapësirat antidemokratike e orientale të Lindjes. Por kjo përpjekje që shkon në kundërshtim me idealet perëndimore të heronjve të Postribës dhe me aspiratën e mbarë shqiptarëve për integrim në Perëndim, nuk ka për të patur sukses.

Pasardhësit e heronjve të Postribës, ata që themeluan Partinë Demokratike me idealin e Shqipërisë si Europa, janë krenarë për historinë e tyre dhe e kanë shndërruar atë në thesar, në një pasuri shpirtërore dhe mebdore që i ndihmon për ta kaluar edhe situatën aktuale.

Sakrifica e heronjve të Postribës do i ndihmojë të gjithë shqiptarët patriotë ta fitojnë betejën tinzare që pasardhësit e xhelatëve u kanë vënë përballë, atë të kthimit në Lindje.

Shqiptarët do ta fitojnë këtë betejë të pamerituar në nderim të heronjve të Postribës, por edhe për të garantuar të ardhmen e fëmijëve tanë, një të ardhme të merituar në gjirin e kombeve demokratike të Perëndimit.

Lavdi përjetë kreshnikëve të Kryengritjes së Postribës!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI