Flash

Policia aksion me gjoba kundër makinave me xhama të zinj, Drejtoria e Transportit tregon si t’i errësoni…

Lapsi.al 8 September 2019
Policia aksion me gjoba kundër makinave me xhama të zinj, Drejtoria e

Një ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi ndërmarrjen e aksioneve për makinat që qarkullojnë me xhama të zinj.

Të premten dhe të shtunën, policia tha se janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për këtë gjë.

Por, këtë të diel, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor jep këshilla se si mund të errësohen xhamat e pasmë të makinave.

“Xhamat e pasmë të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film (të çertifikuara), deri 75%, si e drejtë e çdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të certifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasmë lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim!”, thuhet në postimin në Facebook ku jepet edhe një grafikë.

70029991_1119798951562661_315009759235276800_n

1

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI